Fraksioni i BDI-së në Maqedoninë e Veriut vazhdon luftën brenda llojit të vet, prandaj është herët të flitet për bashkëpunime me subjekte tjera politike.

Kështu deklaroi për TV21, Blerim Bexheti sipas të cilit bashkëpunimi mes Alternativës dhe Besës është e drejtë legjitime e tyre.

“Gjithsesi duke dëgjuar zërin e qytetarëve të jemi shumë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm që të veprojmë konform zërit të qytetarëve. Mendoj se është herët ne të prononcohemi për të ardhmen se si do të zhvillohen hapat e mëtutjeshëm, atyre ju dëshiroj sukses nëse do të sjellin një vendim të tillë të bashkëpunojnë, është shumë legjitim nga ana e tyre”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: