Presidenti Ilir Meta teksa ka parashtruar para mediave disa nga shkeljet që shoqëruan procesin për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, theksoi se u tentua që të vidhej Kushtetuta në mënyrë mafioze.

Meta pyeti se pse nuk u informua në lidhje me kërkesat e vazhdueshme që bënte ai për zgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses.

“Të gjithë ambasadave të BE dhe atë të SHBA që japin 200 milionë euro, tani shikoni si punon presidenti i Republikës. Janë bërë nga 10-20 shkresa zyrtare që duhet të respektojë ligji, që është proces antikushtetuese. Paralajmërimi i fundit ishte per, zotit Gramoz Ruçi, avokaten e Popullit, zotit Dvorani, ku i kemi shkruar nje letër. Por dhe ambasadave të BE në vendin tonë që japin 200 mln euro për Shqipërinë, dhe ambasadës së SHBA-ve. Kalojmë tek 8 nëntori, dita e partisë. Tani vjen estrada. Pse presidenti ja dërgon këtë letër dhe kryetarit të Kuvendit dhe ambasadave? Tani shiko çfare thotë kryetari i Kuvendit! Ai ia dërgon vetëm Dvoranit nje leter. Nëse kishte merak se me atë çka po bënte presidenti, duhet t’i kthente përgjigje atij. Presidenti i tregon dhe ligjin. Ky i thotë vetëm Dvoranit; ‘ore ça bëhet se nuk di gjë’. Po si nuk di gjë për letrën që ke çuar ti. Dvorani është një 0 në raport me komisionin. Ai është vetëm korrier, pasi aty janë 9 anëtarë. Dvorani i thotë; meqë afati 30 ditor përfundon në 7/9/2-19, sot dmth..Po kush i caktoi këto afate?!Ai bëri një shkelje personale dhe të poshtër. Pasi s’do kishin mundësi që të vidhnin presidentit në mënyrë mafioze Kushtetutën. Këtë gjë e bën mafia. Këtë çështje do ta zgjidhim. Ky (Dvorani) thotë se nuk di gjë. Ky që komunikon me Ruçin konfidencialisht. Radhën e ka caktuar Venecia, që u shpërfill. Kemi fakte të reja, grupi kriminal është më i thellë sesa kaq.”, tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb