Grupi legjendar suedez ABBA ka publikuar këngën e tretë nga albumi i tyre i shumëpritur “Voyage”.

Dalja e “Just A Notion” ishte i disponueshëm në Spotify dhe Youtube, ndër të tjera, të premten në mëngjes dhe ofron tingullin klasik të viteve ’70.

Kjo nuk është rastësi, pasi kënga e ka origjinën nga epoka e madhe e grupit pop: ajo u regjistrua për herë të parë në vitin 1978, por Agnetha, Bjorn, Benny dhe Anni-Frid e kishin hedhur poshtë në atë kohë.

Në albumin e ri tashmë ajo është ringjallur.

Publikimi i “Just A Notion” pason këngët “I Still Have Faith in You” dhe “Don’t Shut Me Down”, të cilat Abba prezantoi në fillim të shtatorit, muzika e parë e re e ABBA në gati 40 vjet.

Gjatë prezantimit të albumit të ri, grupi kishte paralajmëruar edhe një shfaqje me paraqitje virtuale të tyre, të ashtuquajturit Abbatars në Londër krahas albumit të ri “Voyage”.

Albumi do të dalë në shitje më 5 nëntor dhe do të përmbajë gjithsej 10 këngë, përfshirë tre publikimet e deritanishme.

Hite botërore si “Dancing Queen”, “Gimme! Gimme! Gimme!” dhe “Mamma Mia” tani kanë numra nëntëshifrorë shikimi në ofruesin e transmetimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb