Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të dhurojë gjysmën e pagës, e cila do t’i bashkëngjitet buxhetit të shtetit për nevojat e luftës.

Ky vendi është bërë i ditur sot në Konferencën e Kryetarëve nga kreu i grupit të PS-së Taulant Balla, ndërkohë, që lajmi është konfirmuar nga burimet për gazetarin e ‘New24’ dhe ‘BalkanWeb’, Ergys Gjençaj.

“Përshëndetje! Në vijim të situatës së krijuar nga koronavirusi, grupi ynë parlamentar mori vendim për heqjen dore nga gjysma e pagës dhe vënien në dispozicion të buxhetit të shtetit për nevojat e Luftës. Nesër si Grup Parlamentar depozitojmë shkresën përkatese në Kuvend.”, mësohet të ketë thënë Balla në mbledhjen në fjalë, përcjell ‘BalkanWeb’.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: