TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka festuar dje 73-vjetorin e lindjes por edhe një ditë më pas festimet nuk kanë munguar. Grupi parlamentar i PD-së i ka bërë një surprizë ish-kryeministrit pas mbledhjes së sotme.

Një tortë në formën e një libri me foton e tij dhe me një shënim të veçantë: “I dashur doktor Berisha, edhe 100 vite të lumtura, me mirënjohje grupi parlamentar i PD-së”.

SALI-BERISHA-1

Më pas deputetët demokratë kanë uruar doktorin me shampanjë. Nuk ka munguar as një mesazh i Berishës. Gazetarja Elda Menga raportoi për “BalkanWeb” se Berisha ka falënderuar deputetët për surprizën por jo vetëm.

SALI-BERISHA-2

FJALA E PLOTE E BERISHES
“Ditëlindja, për mua është simbol mirënjohje. Më shumë se çdo gjë tjetër është dita e mirënjohjes së njeriut. Natyrisht e mirënjohjes ndaj prindërve, ndaj familjes, ndaj bashkëpunëtorëve, ndaj miqve dhe do tu them një gjë, që në ka patur njeri me fat në këtë jetë, kam qënë unë sepse në vitet e hershme të jetës sime dhe gjithnjë më ka shoqëruar një solidaritet familjar i jashtëzakonshëm, gjë e cila më ka lehtësuar, por në vitet e mëvonshme kam pasur fat të madh, sepse kam pasur bashkëpunëtorë të shkëlqyer, kam pasur bashkëpunëtorë njerëz të zotë dhe të ndershëm dhe që sot kur rri e kthej pas kokën, unë ndihem shumë krenar me ta, pasi ata qëndrojnë kudo që janë, qytetar me dinjietet të veçantë, njerëz që i kanë shpërbyer vendit të tyre me përkushtimin më të madh, në funksione më të larta apo në funksione të tjera, por që kanë derdhur gjithë enegjinë e tyre në interesin më të mirë të vendit. Në këtë drejtim e shfrytëzoj këtë rast të shpreh një mirënjohje shumë të madhe ndaj jush dhe qindra mijra bashkëpunëtorve të mi gjatë jetës me të cilët kemi bërë udhëtim të vështirë, por që e ka bërë Shqipërinë të mos jetë kurrë më vendi që ishte. Jorida sot me solli një vlerësim të forumit ekonomik botëror ku deklaronte se Shqipëria ka rrjetin rrugor më të mirë të Ballkanit falë investimeve të bëra para vitit 2012. Nuk do vijoj më me fjalim, por do ju rrëfej një gjë personale, Sali Berisha dy gjëra nuk i do, fotografitë dhe ditëlindjet, sepse janë “the past”, janë e shkuara. Shumë faleminderit”,- tha Berisha.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb