FIER-Grupi polifonik i Fierit rrezikon të mos marrë pjesë në festivalin Folklorik të Gjirokastrës. Sipas drejtorit Artistik Gëzim Pëllumbi kjo vjen për shkak se grupi nuk ka financim nga qarku.

“Nuk do të shkojmë pa marrë financimin”- deklaron Pëllumbi. Përfaqësues të Qarkut të Fierit shprehen se paratë do u jepen pas kthimit nga festivali. Festivali Folklorik zhvillohet në qytetin e Gjirokastrës në datat 10-16 maj.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: