Grupi Polifonik “Isokratess” me gra dhe vajza minoritare nga Dropulli dhe Poliçani i Gjirokastrës kanë dhënë një koncert në Washington DC.

Studiuesi Auron Tare, në një postim të shpërndarë në ‘Facebook’ ka përgëzuar këtë grup për prezantimin me një nga format më të lashta të muzikës tradicionale në Europë që është polifonia.

“Grupi Polifonik “Isokratess” me vajza dhe gra nga Dropulli dhe Policani i Gjirokastres duke kenduar ne nje nga Qendrat Kulturore me te rendesishme te Amerikes, Kennedi Center Washington DC.
Polifonia, nje nga format me te lashta te muzikes tradicionale ne Europe e shpallur nga UNESCO “Pasuri Boterore jomateriale” prezantohet ne Amerike me vajzat e minoritetit nga Jugu i Shqiperise. Bravo Greqia. Duke i uruar ketij grupi artistesh nje turne sa me fantastik ne Amerike.”, shkruan Tare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: