Emergjenca ushqimore botërore e shkaktuar nga bllokada e grurit ukrainas bëhet një armë në duart e Putinit. Kievi akuzon hapur Moskën se ka vjedhur grurin e saj, të cilin më pas do ta rishisë. Ajo që fillimisht dukej thjesht si propagandë, fillon të gjejë konfirmimet e para. Janë trenat që për herë të parë pas 8 vitesh kalojnë nga Donbass në Krime. Kolona të ngarkuara me drith që mbërrijnë në Rusi dhe më pas prej andej me anije nisen për në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.
Kreu i administratës ushtarako-civile të Zaporizhzhisë, Evgenij Balitskij tha publikisht: “Ne dërgojmë grurë përmes Rusisë, kontratat kryesore janë lidhur me Turqinë. Trenat e parë tashmë kanë kaluar nëpër Krime, ata janë nisur më pas për në Lindjen e Mesme”.

Shtetet e Bashkuara “paralajmërojnë” vendet blerëse

Javët e fundit Shtetet e Bashkuara, të njoftuara nga inteligjenca amerikane, kishin paralajmëruar blerësit e mundshëm që anijet ruse të ngarkuara me grurë të vjedhur nga Ukraina teksa janë nisur për në Afrikë. Një mesazh për t’i bërë blerësit të kuptojnë se transaksioni nuk do të ishte aspak i mirëpritur. Por 14 vendeve, që iu dërgua mesazhi zyrtar nuk kanë shumë zgjedhje pasi janë në urgjencë të plotë ushqimore. Ata nuk do të respektojnë Uashingtonin, por do të blejnë grurë me një çmim të mirë nga Putini.

Sipas Uashingtonit, ushtarët rusë kanë dërguar tashmë të paktën 500 mijë tonë grurë me vlerë 100 milionë dollarë nga Ukraina. Gjithçka mbërriti në Krime dhe më pas u mor me anije dhe ky se është vetëm fillimi.

Shantazhi i rusëve: Të hiqen sanksionet

Ndërkohë diplomacia po punon për hapjen e një korridori ushqimor. Megjithatë, nga Moska vijnë kushte të rëndësishme që nuk duken të pranueshme për momentin, siç është lehtësimi i sanksioneve. Një kërkesë e sponsorizuar nga Turqia, një anëtare e NATO-s, e cila që në fillim vendosi të mos zbatojë masa ndëshkuese për të “mbajtur një pozicion të balancuar” dhe për të ruajtur marrëdhëniet politike dhe tregtare me Rusinë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Por Kievi mendon se “shkaku i vërtetë i kësaj krize është agresioni rus, jo sanksionet”. Presidenti i Parlamentit të Kievit, Ruslan Stefanchiuk, mendoi për rinisjen e akuzave për vjedhje drithi, para seancës plenare të Parlamentit Evropian, ku edhe presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen denoncoi se “ushqimi është bërë pjesë e arsenali i terrorit të Kremlinit”.

Eksportet nga portet ukrainase, të kaluara nën kontrollin rus janë gati të rifillojnë. Pas nisjes së mallrave të para ditëve të fundit nga Mariupoli, “në fund të kësaj jave” anijet e ngarkuara me grurë do të nisen nga ajo në Berdyansk, e cila është rihapur. “Në realitet- tha Vladimir Rogov, një anëtar i administratës së vetëshpallur lokale- këtu ka shumë grurë, të gjithë depot janë plot”. Me pak fjalë, rusët nuk e mohojnë grumbullimin e grurit ukrainas, duke e konsideruar tani të tyren. Siç konfirmoi lideri i separatistëve të Zaporizhzhisë, Yevgeny Balitsky, drithërat nga rajoni tashmë janë nisur për në Lindjen e Mesme me tren “përmes Krimesë”.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb