Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, komentoi deklaratat e forta të Presidentit Ilir Meta, gjatë kësaj jave, si dhe thirrjen e tij për manifestim më 2 mars, teksa është shprehur se qeveria po bën grusht shteti.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, deputeti Bushati tha se Meta duhet të jepte dorëheqjen dhe të bënte opozitë, pasi sipas tij, të gjitha këto lëvizje të Presidentit janë politike. Më tej, deputeti theksoi se më 2 mars nuk do të ndodhë asgjë.

Pjesë nga intervista:

S i shihni daljet për media të Metës?
Ervin Bushati: Shpreh ngushëllime për familjen e kryetarit të bashkisë Rrogozhinë, që u nda nga jeta pak më parë. E kam pasur një mik të mirë.
Kjo ka qenë një javë e rëndësishme për shqiptarët. Është një javë që nisi me një lajm shumë të mirë, me mbështetje solidariteti dhe financiare për Shqipërinë dhe shqiptarët. Është një moment që tregon dhe na bind që Evropa nuk është ajo zonja e keqe, që të gjithë njohin. Evropa është familja ku ne i përkasin, një familje vlerash, dhe ne jemi gjithnjë e më shumë gati të jemi pjesë e saj.

Po ju pyes për Metën…
Janë çështje të opozitës. Mendoj që Presidenti duhet të jetë një figurë jashtë politikës, por Meta fatkeqësisht nuk e arrin dot dhe nuk e ka pasur pjekurinë politike për ta bërë këtë, për t’u distancuar nga politika, ashtu siç e ka në stofin e tij dhe si një nga aksionerët kryesorë të partisë së tij. Nuk është fare dinjitoze të merret me politikë, argumentet që ngre janë tërësisht politike.

Meta ka bërë shumë thirrje alarmante, nuk dua të merrem me penalitetin dhe tonet e opozitës që sjell Presidenti, pra sa alarmante e dëshpëruese janë. Them që Presidenti nuk arrin dot të zhvishet nga pelerina opozita dhe t’ia lërë në dorë opozitës. Shumë mirë që nuk është dakord me mazhorancën, por ka shumë mënyra për ta bërë këtë.

Si i keni parë radhitjet me fakte të Presidentit, që tregojnë për një grusht shteti?
Me çfarë kam parë që i vogël është se grushtet e shtetit nuk i organizon qeveria. Ose alucinon Presidenti, ose e bën për arsye politike. Do jemi këtu pas një muaji dhe do shohim që nuk do të ndodhë asgjë. Presidenti është tërësisht politik, do të ishte më e udhës që të jepte dorëheqjen dhe të vazhdonte. Në çdo vend të botës ka procese politike që emërojnë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, por nuk ndodh si këtu. Asgjë s’do të ndodhë, më 3 mars jam gati të vij në intervistë.

Pse nuk ka shumë reagime nga mazhoranca?
Nuk e quajmë me rëndësi këtë që bën Presidenti. Gjykata Kushtetuese është shumë e rëndësishme. Të gjithë partnerët ndërkombëtarë janë me mazhorancën në këtë pikë, dhe nuk janë me opozitën apo me zërin opozitar të Presidentit. Prandaj, nuk dua të komentoj këtë çështje. Nuk ka puç shteti, është si të themi ka jetë në mars. Meta po e bën për të tërhequr vëmendjen, pas Konferencës së Donatorëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb