Gjykata e Lartë në Podgoricë i shpalli fajtorë të 14 personat e akuzuar për planifikimin e rrëzimit të dhunshëm të Qeverisë malazeze, në tetor të vitit 2016, me qëllim parandalimin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

“Qëllimi i tyre ishte rrëzimi i dhunshëm i pushtetit në Mal të Zi”, tha kryetarja e gjykatës, Suzana Mugosha. Autoritetet malazeze thonë se nacionalistë serbë dhe rusë kanë bërë komplot për të pushtuar parlamentin gjatë zgjedhjeve parlamentare, për të vrarë kryeministrin e atëhershëm, Millo Gjukanovic, dhe për të instaluar një udhëheqësi pro-ruse.

Të shpallurit fajtorë përfshijnë dy udhëheqës të opozitës pro-ruse malazeze, një tjetër malazez, nëntë shtetas të Serbisë dhe dy rusë që janë gjykuar në mungesë. Prokurorët kanë akuzuar dy oficerë të inteligjencës ushtarake ruse për organizimin e grushtshtetit të dyshuar. Kremlini ka mohuar se “mekanizmat shtetërorë rusë” kanë qenë të përfshirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb