Një përleshje masive është regjistruar në një nga plazhet më të frekuentuar të Anglisë.

Mediat e huaja, kanë publikuar pamjet e përleshjes, ku shihen pushues duke u grushtuar e duke hedhur në drejtim të njëri-tjetrit karrige e sende të tjera të forta.

Mbi ngjarjen policia ka nisur një hetim, ndërsa nuk dihet ende arsyet që dërguan në nisjen e këtij sherri.

Dëshmitarët kanë shprehur të gjithë shqetësimin e tyre mbi rastin, duke thënë se të gjithë skenën e ndoqën edhe fëmijët, të cilët u frikësuan së tepërmi.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb