Sherre nuk ndodhin vetëm në Shqipëri. Një shqiptar ka dërguar një video pranë redaksisë Jetaoshqef, ku duket sherri mes disa vajzave, jashtë një diskoje në Romë.

Arsyet e sherrit nuk dihen, por përplasja ka qenë aq e ashpër, saqë është dashur ndërhyrja e personave të tjerë për të qetësuar situatën. Rojet e sigurisë kanë futur në makinë vajzën që po rrihej për të ndaluar sherrin, pasi tre vajzat e tjera nuk kishin ndërmend ta ndalonin dhunën.

“Nga një disco Nargis ne Rome 3 shqiptare tu rraf një italiane”, – thotë shqiptari që ka qenë i pranishëm. Pavarësisht fjalëve të tij, nuk është konfirmuar nëse vajzat e përfshira në sherr janë shqiptare apo jo.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: