ITALI- Një shtetas rumun është dënuar me 3 vjet e 6 muaj burg pasi ka dhunuar gruan e tij dhe më pas e ka lidhur lakuriq në një pemë për ta bërë të kuptonte se kush komandonte. Viktimë e agresionit të tij është edhe vajza e çiftit.

50-vjeçari rumun është i detyruar të dëmshpërblejë për dëme morale dhe fizike të dyja femra.
E kërcënuar me vdekje, e rrahur dhe madje e lidhur pas një peme me flokë të rruar. Ky është ferri që ka kaluar gruaja rumune, të cilën ja ka rrëfyer gjykatëses Monica Biasutti gjatë procesit që është mbajtur në Gjykatën e Pordenones.

Dhunimet e burrit kanë zgjatur me vite: nisën në vitin 2002, menjëherë pas martesës në Rumani për të vijuar deri në 2011-ën. Tashmë procesi ka përfunduar dhe 50-vjeçari duhet të vuajë 3 vjet e 6 muaj burg, të paguajë shpenzimet ligjore për ish-gruan dhe t’i paguajë 15 mijë euro dëmshpërblim asaj dhe vajzës.

Rumuni në fakt, në vitet e fundit kishte filluar të sillej njësoj si ndaj gruas edhe ndaj vajzës. Dhuna dhe kërcënimet kishin vazhduar edhe kur gruaja kishte vendosur të merrte mbrojtje.
Për këtë arsye mes akuzave që rëndojnë ndaj burrit, përveç dhunës dhe keqtrajtimeve është edhe akuza për përndjekje. Mes morive të akuzave ishte edhe ajo e një ndjekje me makinë në prill të vitit 2011, në dëm të së bijës, të cilës i kishte shkaktuar thyerje të brinjëve etj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: