Katër taksistë janë përleshur në mes të rrugës në Zog të Zi me grushte e shkelma. Videoja e sherrit masiv mes 4 personave është publikuar nga faqja “Jeta osh qef”, ndërsa motiv i përleshjes me sa duket ka qenë konkurrenca, pasi taksistët i kanë marrë klientët njeri-tjetrit.
Nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla, ku taksistët përfundojnë duke u përleshur me njëri-tjetrin.

Megjithëse sherri ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve asnjë prej tyre nuk ka ndërhyrë. Por ajo që bie në sy është mungesa e policisë. Në këtë vend zakonisht qëndron një automjet i policisë rrugore, pasi është zonë e ngarkuar, por nuk ka qenë ky rasti. Policia nuk është prezente dhe me sa duket nuk e kanë lajmëruar për konfliktin që mund të kishte përfunduar edhe me pasoja më të rënda.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: