Një sherr është regjistruar para një pabi në Essex të Britanisë së Madhe, ku rojet e sigurimit shihen teksa përleshen me një të ri.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar të gjithë momentin, ky dy rojet sulmojnë të riun 25-vjeçar.

Videoja që u shikua nga më shumë se 130.000 persona, ka nxitur reagime të ashpra të përdoruesve të rrjeteve sociale me dhunën e paparë të shfaqur nga pjesëtarët e sigurimit.

Në anën tjetër, policia britanike ka konfirmuar se janë duke hetuar pretendimet për dhunë në një pab, kurse viktima ka pësuar lëndime në fytyrë.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: