TIRANË

Zbardhen detaje të reja nga shoqërimi i ish-kreut të Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha, në komisariatin nr.1 të kryeqytetit, mbrëmjen e kaluar.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se pas marrjes në pyetje në komisariat, materialet në ngarkim të Hoxhës janë referuar në Prokurori.

Ndërkohë, siç raporton gazetarja Bezat, mbrëmjen e kaluar, pranë ish-Tregut Elektrik, Florenc Hoxha ka goditur me grusht për motive të dobëta 42-vjeçarin Altin Mata, si dhe i ka dëmtuar xhamat e makinës së tij “Smart”, duke ia thyer.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: