Vendi i parë i Partizanit duket se nuk ka ulur gjakrat mes Franko Lerdës dhe Dritan Mehmetit. Trajneri dhe zv/trajneri i kampionëve të Shqipërisë, nuk e kanë për herë të parë që konfrontohen mes tyre, pasi edhe në verë një përplasje e tillë solli në shkarkimin e Korrado Sakones nga detyra, që ishte pjesë e debatit dhë në krahun e Mehmetit.

Por sot, pas përfundimit të ndeshjes dhe kur çdo gjë dukej mirë e bukur, disa fjalë më tepër të shkëmbyera në korridor mes tyre kanë bërë që Lerda dhe Mehmeti të shpërthejnë në grushte, sherr që është kërkuar të shuhet menjëherë nga të pranishmit aty, të cilët gjithashtu kanë pësuar goditje të ndryshe nga dyshja e xhindosur me njëri-tjetrin.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb