Lajmi i publikuar nga “Bild” për sherrin e ndodhur në stërvitje mes sulmuesit polak Robert Lewandowski dhe anësorit francez Kingsley Coman, ka tronditur jo pak tifozët bavarezë dhe opinionin në Gjermani, që te Bayern Munchen kanë parë gjithnjë klubin ideal.

Ndaj bavarezët nuk e kanë kaluar në heshtje këtë temë, me trajnerin kroat Niko Kovac, që ka folur rreth argumentit në fjalë duke habitur jo pak gazetarët, që natyrisht prisnin diçka tjetër.

Kovac Leva
Kovac Leva

“Fola me te dy pas stërvitjes, ata shfaqen keqardhje për sjelljen e tyre dhe i kërkuan falje njëri-tjetrit. Nuk do të ketë ndëshkim për asnjërin, çeshtja është zgjidhur dhe çdo gjë është në rregull. Janë gjëra që ndodhin në stërvitje,” tha ndër të tjera Kovac.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb