Kreu i Këshillit të Sudanit, gjenerali Abdel Fattah Abdelrahman Burhan ka shpërndarë këshillin dhe kabinetin, ndërsa ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të grushtit të shtetit.

Ai e njoftoi vendimin përmes një fjalimi televiziv.

“Të gjitha anëtarët e Këshillit Sovran që mbikëqyrin tranzicionin janë liruar nga postet e tyre”, ka thënë ai.

Po ashtu bëri me dije se para fundit të nëntorit do të shpallet një qeveri e përkohshme, ndërsa deklaroi se zgjedhjet e për t’i hapur rrugën një qeverie civile do të zhvillohen në korrik.

Kujtojmë se disa anëtarë të qeverisë kalimtare dhe udhëheqës tjerë civilë janë arrestuar.

Raportohet se në mesin e zyrtarëve që janë vënë në arrest shtëpiak është edhe kryeministri, Abdallah Hamdok.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb