Mali i Zi nxorri një urdhër arresti ndërkombëtar për dy rusë dhe tre serbë që dyshohen si të përfshirë në një komplot për grusht shteti që synonte përmbysjen e qeverisë së vendit të vogël ballkanik pro-NATO-s.

Televizioni shtetëror i Malit të Zi tha të martën se të pesë personat kërkohen për veprimtari të dyshuar terroriste që përfshinte plane për të vrarë kryeministrin e vendit dhe për të marrë Parlamentin ditën e zgjedhjeve në tetor, shkruan VOA.

Dy rusët, që thuhet se punojnë për një agjenci ruse të spiunazhit ushtarak, akuzohen se gjurmonin lëvizjet e ish-kryeministrit Milo Gjukanoviç nga territori i Serbisë fqinje.

Kremlini ka mohuar përfshirjen, por ka mbështetur aktivisht grupet vendëse që e kundërshtojnë anëtarësimin në NATO të Malit të Zi, një aleat tradicional sllav.

Rreth 20 njerëz janë arrestuar në Mal të Zi lidhur me skemën e dyshuar të grushtit të shtetit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb