Facebook ka bllokuar në rrjetin e saj platformat e ushtrisë në Mianmar. Kompania njofton se mori këtë vendim pasi thirrjet e ushtrisë përmes këtij rrjeti janë shumë të mëdha. Kjo ndodhi pasi më 1 shkurt ushtria ka organizuar grusht shteti. Ajo nisi pasi ushtarët pretendojnë për kontenstim të votave në zgjedhjet e vitit 2020.

Të paktën tre protestues dhe një polic kanë mbetur të vrarë gjatë protestave.

Protestat po zhvillohen pothuajse çdo ditë në rrugët e Minamar-it. Kujtojmë se presidentja Aung San Suu Kyi dhe zyrtarë të tjerë të zgjedhur u arrestuan, pasi partia e Suu Kyi u akuzua për mashtrim mbi fitoren e saj të jashtëzakonshme në zgjedhje. Kombet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe BE gjithashtu kanë dënuar marrjen e pushtetit nga ushtria dhe kanë shprehur shqetësime për trazira të mundshme në këtë shtet.
Suu Kyi – e cila kaloi gati 15 vjet në paraburgim midis 1989 dhe 2010 – ka nxitur mbështetësit e saj të “protestojnë kundër grushtit të shtetit” në një letër të shkruar para se të arrestohej. Ai paralajmëroi se veprimet e ushtrisë do ta vendosnin vendin përsëri nën një diktaturë.

Ushtria ka refuzuar të pranojë rezultatet e zgjedhjeve të nëntorit, duke shpallur një gjendje të jashtëzakonshme njëvjeçare. Pikërisht ushtria tashmë ka zëvendësuar 11 ministra dhe deputetë, përfshirë sektorë si financa, shëndetësia, Ministria e Brendshme dhe ajo e Punëve të Jashtme.

2798615b A8a8 4358 A7d6 5c597587ea3e
2798615b A8a8 4358 A7d6 5c597587ea3e

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb