MIANMAR 

Në Mianmar, ka nisur një mos-bindje civile masive, me mësues dhe studentë që demonstrojnë kundër ushtrisë.

Demonstruesit në një universitet në qytetin më të madh në vend, Yangon, brohorisnin mbështetje për udhëheqësen e burgosur Aung San Suu Kyi dhe veshën shirita të kuq, ngjyra të partisë së saj.

Suu Kyi dhe udhëheqës të tjerë janë mbajtur në qeli, që nga grushti i shtetit të hënën. Më parë, ushtria arrestoi një tjetër udhëheqëse të lartë nga partia e saj, Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD).

Megjithëse Suu Kyi nuk është parë në publik që nga e hëna, ajo besohet të jetë në arrest shtëpiak, sipas një zyrtari të NLD. Myanmari, që njihet gjithashtu si Burma, ka qëndruar kryesisht në gjendje qetë pas grushtit të shtetit, që ka zhytur në pasiguri vendin e Azisë Juglindore.

Të premten pasdite, qindra mësues dhe studentë u mblodhën jashtë Universitetit Dagon në Yangon, ku ata shfaqën përshëndetjen me tre gishta – një shenjë që është miratuar nga protestuesit në rajon për të treguar kundërshtimin e tyre ndaj sundimit autoritar.

Ata brohorisnin në mbështetjen e tyre për Suu Kyi dhe mbanin flamuj të kuq. “Ne nuk do të lejojmë që brezi ynë të vuajë nën këtë lloj diktature ushtarake,” i tha Min Sithu, një student, agjencisë së lajmeve AFP.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb