MIANMAR

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden ka kërcënuar të rivendosë sanksione ndaj Mianmarit, pasi ushtria në atë vend mori pushtetin.

Sanksionet ishin lehtësuar vetëm kohët e fundit, pasi vendi filloi të dilte nga një diktaturë ushtarake, e cila kishte mbizotëruar në dekada me radhë, raporton BBC.

Të hënën, Aung San Suu Kyi dhe zyrtarë të tjerë të zgjedhur u arrestuan, pasi partia e Suu Kyi u akuzua për mashtrim mbi fitoren e saj të jashtëzakonshme në zgjedhje. Kombet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe BE gjithashtu kanë dënuar marrjen e pushtetit nga ushtria dhe kanë shprehur shqetësime për trazira të mundshme në këtë shtet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Suu Kyi – e cila kaloi gati 15 vjet në paraburgim midis 1989 dhe 2010 – ka nxitur mbështetësit e saj të “protestojnë kundër grushtit të shtetit” në një letër të shkruar para se të arrestohej. Ai paralajmëroi se veprimet e ushtrisë do ta vendosnin vendin përsëri nën një diktaturë.

Ushtria ka refuzuar të pranojë rezultatet e zgjedhjeve të nëntorit, duke shpallur një gjendje të jashtëzakonshme njëvjeçare. Pikërisht ushtria tashmë ka zëvendësuar 11 ministra dhe deputetë, përfshirë sektorë si financa, shëndetësia, Ministria e Brendshme dhe ajo e Punëve të  Jashtme.

Shtetet e Bashkuara kishin hequr sanksionet gjatë dekadës së kaluar, ndërsa Mianmari përparoi në demokraci. Biden tha se kjo do të rishikohet urgjentisht, duke shtuar: “Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë për demokracinë, kudo që të jetë nën sulm.”

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb