Mijëra demonstrues kanë dalë në rrugët e Khartoum-it në kundërshtim me arrestimet nga ushtria e udhëheqësve politikë.

Mjekët në Sudan thonë se të paktën dy persona janë vrarë në protestat kundër pushtimit ushtarak të vendit dhe rreth 80 të tjerë janë plagosur.

Shumë liderë botërorë kanë dënuar pushtimin ushtarak në Sudan dhe u kanë bërë thirrje palëve kundërshtare për dialog. Udhëheqësi ushtarak i Sudanit ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë vendin ndërsa shpërndau kabinetin e tij tranzitor dhe këshillin sovran, si një goditje e madhe për tranzicionin tashmë të brishtë të vendit drejt demokracisë. Mes të arrestuarve të hënën është edhe kryeministri Abdalla Hamdok. Ai u zhvendos në një vend të pazbuluar pasi refuzoi të lëshonte një deklaratë në mbështetje të grushtit të shtetit, tha ministria e informacionit, me sa duket ende nën kontrollin e mbështetësve të Hamdokut.

 

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: