ANKARA- Një prokuror turk kërkoi sot disa qindra dënime me burg të përjetshëm ndaj organizatorëve të dyshuar të përpjekjes për grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016, raportuan mediat turke.

Një prokuror i Ankarasë kërkoi 252 dënime me burg të përjetshëm ndaj disa anëtarëve të ‘’Këshillit për paqen në vend”.

Agjencia turke e lajmeve, Anadoly Agency nuk saktësoi numrin e personave të shënjestruar nga kjo masë si pjesë e kërkesës së prokurorit, por në mes tyre renditen Akin Ozturk, një ish-komandat i Forcave Ajrore, Mehmet Disli vëllai i një personaliteti me peshë të partisë AKP në pushtet dhe Ali Yazici një ish-ndihmës i kampit ushtarak të presidentit, Recep Tayyip Erdogan.

Në total, 224 persona janë nën hetim në kuadër të këtij procesi gjyqësor që zë një vend kryesor në mesin e qindra procedurave gjyqësore të hapura pas gushtit të dështuar të shtetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb