Neymar nuk është më kapiteni i Brazilit, ky është lajmi i bujshëm që vjen nga grumbullimi i 5 herë kampionëve të Botës. Trajneri Titte, me mirëkuptimin e drejtuesve të Federatës braziliane, ka marrë këtë vendim befasues për më tepër që arsyeja e këtij vendimi është larg në kohë dhe nuk ka aspak lidhje më përfaqësuesen.

Neymar
Neymar

Neymar goditi pas finales së Kupës së Francës një tifoz, ngjarje e ndodhur me 26 prill, por që me sa duket nuk është pritur mirë as nga trajneri Titte, fundja Neymar është kapiteni dhe imazhi i Brazilit. Pas dënimit të marrë nga Federata Franceze e Futbollit, ky është dënimi i radhës për Neymar, sigurisht dhe më i rëndi.

Alvesh
Alvesh

Shiritin e kapitenit në dy ndeshjet e radhës, kundër Katarit dhe Honduras por dhe gjatë Kupës së Amerikës do ta mbajë shoku i tij te PSG, Dani Avlesh. Për anësorin shiriti nuk është një risi pasi për herë të fundit e ka mbajtur në miqësoren që Brazili zhvilloi me Gjermaninë, në mars të 2018. Me 138 ndeshje, Dani Alvesh është lojtari me më shumë paraqitje në Kombëtare. Brazili kërkon të rikthehet të fitoj Kupën e Amerikës, për herë të fundit e kanë bërë diçka të tillë në 2007 por ky edicion është ndryshe pasi zhvillohet në shtëpinë e tyre. Ndeshjen e parë Brazili do ta luaj kundër Bolivisë më 14 qershor, ndeshja hapëse e këtij kompeticioni.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb