Në vigjilje të ndeshjes kundër Lestër Sitit, trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, është vënë përpara mediave në konferencën tradicionale për shtyp ku ka prekur disa nga temat më të ndeshje për “qytetarët” në këto ditë. Gjitashtu ai thekson se David Silva, Sterling dhe Sane, ndonëse nuk janë në 100% të formës së tyre, do të jenë të gatshëm për këtë përballje.

Sterling te Real Madridi
“Lojtarët janë të lirë të thonë atë që mendojnë. Jam i bindur për besnikërinë e djemve, e kanë shfaqur për vite me radhë. Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë, por jam i sigurt se do të japin gjithçka deri në fund të sezonit”.

Përballja me Lestërin
“Më befasojnë, janë të organizuar bëjnë një skauting shumë të mirë, dinë se çfarë bëjnë. është bukur t’i shohësh tek luajnë, është bukur që në futbollin anglez ka menaxherë si Rodxhers”.

Ndëshkimi i UEFA-s
“Nuk mund të ndryshojmë atë se çfarë mendojnë njerëzit, por e di sesi po punojmë. Jam krenar për atë që po bëjmë, askush nuk na ka ndihmuar por kemi punuar ditë pas dite. Nuk ka mbaruar ende, nuk ka mbaruar sepse do të apelojmë. Më pas të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Vardi
“Është një nga lojtarët më të mirë që unë kam parë”.

(Bakanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb