Marco Asensio vazhdon të bezdiset. Sulmuesi i madrilenëve numëron gjithmonë e më pak minuta se sa ishin pritshmëritë e tij në fillim të sezonit. Një situatë që justifikon faktin se tashmë ai sheh me sy të mirë çdo ofertë që mbërrin te Real Madrid, në adresë të yllit spanjoll. Ka shumë skuadra që janë të gatshme të bëjnë sakrifica të mëdha financiare vetëm për të bërë të tyrin futbollistin e “Los Blancos”, por veçanërisht Manchester City që ka shfaqur më hapur interesimin për Asension.

Rezultate imazhesh për asensio manchester city

Sipas “Don Ballon”, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola është e gatshme të paguajë më shumë se 100 milionë euro për të blerë yllin e Spanjës dhe Real Madrid. I zhgënjyer pas dështimit në sulmin për blerjen e ish-lojtarit të tij nga kohët e Barcelonës, Alexis Sanchez, tashmë Guardiola synon të godasë në shenjë për në merkaton e ardhshme të verës, shkruan telesport. Objektivi i tij i rradhës është Asensio. Pep është i bindur se me minutazh në dispozicion, lojtari i Real Madrid do të arrinte shumë shpejt formën optimale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb