Rafael Leao është pa diskutim titullari më i rëndësishëm në radhët e Milan, lojtari më i mirë i Serie A një sezon më parë. Sulmuesi portugez vijon të luaj në nivele të larta duke qenë gjithnjë e më shumë përcaktues për skemat e Piolit. Milan e ka kthyer në prioritet absolut rinovimin e kontratës me Leao-n, por të shumtë janë klubet që janë futur në mes.

Pas Chelsea dhe PSG, së fundmi në skenë ka dalë edhe Man.City. Sipas të përditshmes portugeze Record, ylli i Milan ka përfunduar në radarët e Pep Guardiolës.

Trajneri i Man.City ka vendosur Leao-n në qendër të merkatos për sezonin e ri. Leao në fakt është një emër që Guardiola e ka kërkuar edhe më herët. Nëse Milan nuk arrin të gjejë akordin për rinovimin e kontratës, aktualja përfundon në 2024, është e sigurt që Man.City do të tentojë gjatë verës të josh sulmuesin e Milan.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: