Man.City nuk shkëlqen, por as nuk stonon në transfertë përballë Leipzig. “Qytetarët” e Pep Guardiola-s nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në “Red Bull Arena”, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit. Në fakt, gjërat dukeshin se do të shkonin sipas parashikimeve, pasi City kaloi në avantazh që në minutën e 26-të me Mahrez. Britanikët i shkuan shumë pranë golit të dytë tre minuta më pas, por Haaland nuk arriti në kohë të devijonte spondën e Rodri-t.

Në pjesën e dytë, kur të gjithë prisnin që City të mbyllte ndeshjen, në minutën e 70-të, Gvardiol me kokë dërgoi topin në rrjetë duke barazuar shifrat në 1-1, rezultat që mbeti i pa ndryshuar deri në fund.

A5e700fa 42d6 4d20 B9d8 Fcfc896f2014
A5e700fa 42d6 4d20 B9d8 Fcfc896f2014

Për herë të parë pas 2018, Man.City e mbylli ndeshjen pa asnjë zëvendësim, diçka që nuk ndodh shpesh. Pavarësisht se Guardiola kishte disa mungesa me peshë në këtë transfertë, kjo lëvizje e tij bëri jo pak bujë. Në përfundim të ndeshjes, trajneri Pep Guardiola u shfaq i kënaqur me paraqitjen e bërë nga djemtë e tij:

“Jam i lumtur me ndeshjen që zhvilluam. Kishim disa raste në dy pjesët, por rezultati që kemi marrë është i kënaqshëm. Ky është një turne i rëndësishëm, kanë dalë nga gara disa skuadra të mëdha. Nëse njerëzit prisnin që ne të vinim këtu dhe të fitonim 5-0 me vjen keq, ky nuk është realiteti, nuk është e lehtë, nuk ishim të zotë për ta bërë këtë”, u shpreh Pep Guardiola pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb