Revolucioni po troket në dyert e Man.City. Pep Guardiola ka vendosur: Manuel Neuer është dëshira e tij më e parë. Spanjolli kërkon me çdo kusht një portier i cili luan mirë me këmbë, në filozofinë e tij çdo gjë nis nga porta. Neuer është numri 1 në botë për momentin, aftësitë e tij me topin në këmbë janë të ngjashme me ato të një mbrojtësi.

Neuer ka një kontratë me Bayerin e cila i skadon në 2019-ën por për ta bindur që të largohet është gati një ofertë fantastike, 20 milionë euro në sezon. Për ti plotësuar këtë kërkesë trajnerit të ri, Man.City do të ketë jo pak vështirësi. Joe Hart është një emblemë për “qytetarët”, ndërsa rëndësia e Neuer tek Bayern është unike, për më tepër palët janë duke diskutuar për një rinovim të kontratës.

Sipas të përditshmes britanike ‘Mirror’: Man.City në këtë kushte shpreson vetëm që oferta prej 20 milionë euro në sezon të joshë portierin gjerman.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb