Pep Guardiola, trajneri i Manchester City-t, i ka dalë në mbrojtje Jose Mourinho-s për situatën që ky i fundit po kalon këtë periudhë te Manchester United.

Portugezi në konferencën e fundit për shtyp u larguar i irritur duke deklaruar: “Kam fituar 3 ‘Premier League’, më shumë respekt për mua. Të 19 trajnerët aktual në kampionat nuk i bëjnë kaq trofe.”

Gjithsesi këto fjalë nuk kanë ndikuar te Guardiola, i cili është shprehur: “Fatkeqësisht kjo është puna jonë. Varet gjithmonë nga rezultate. Kur fitojmë jemi të mirë, kur nuk fitojmë nuk jemi të mirë. Unë mendoj se Mourinho është një nga trajnerët më të mirë në qarkullim, bën pjesë në ajkën e këtij profesioni. Ai është ‘top, top, top manager’.”

Më pas, trajneri i Manchester City shtoi: “United mbetet një skuadër shumë e fortë. Jemi vetëm në muajin gusht. Ka ende shumë pikë në dispozicion për të gjitha. Sezoni fillon me të vërtetë pas pushimit të kombëtareve. Në këtë periudhë të gjithë kemi udhëtuar dhe punuar shumë, por nuk kemi pasur kohë t’i përgatisim ndeshjet ashtu si duhet.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb