Pep Guardiola humbet ndeshjen e nesërme në transfertë ndaj Sëindon, e vlefshme për FA Cup, pasi doli pozitiv me Covid-19. Pas shenjave të martën, ai menjëherë bëri testin dhe sot doli pozitiv së bashku me asistentin Juanma Lillo.

Të dy tani janë të izoluar. Kjo e çon numrin e atyre që janë izoluar për arsye të lidhura me Covid në grup në 21. Nga ky numër, 14 janë staf dhe shtatë janë lojtarë të ekipit të parë. Ndihmës trajneri Rodolfo Borrell do të drejtojë ndeshjen e nesërme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb