Daily Mail njoftoi të hënën se City dhe sulmuesi norvegjez kanë arritur një marrëveshje. Erling Haaland do të fitonte 600,000 euro në javë në Etihad Stadium dhe do të bëhej futbollisti më i paguar në Premier League.

Para përballjes me Brighton të mërkurën, Pep Guardiola iu përgjigj mediave në konferencën për shtyp të së martës. Edhe pse ai nuk pranoi të flasë për lojtarin e Borussia Dortmund.

“Nuk do t’i përgjigjem pyetjes suaj. Kam mjaft gjëra në mendjen time tani për të menduar se çfarë do të ndodhë me klubin sezonin e ardhshëm. Ne luajmë pa një sulmues. Unë nuk kam folur për tregun e transferimeve paraprakisht për disa vite, veçanërisht nëse kemi ende kaq shumë për të luajtur”.

Guardiola foli edhe për ndeshje e sotme Liverpool–Manchester United: “Do ta shikoj në shtëpi. Unë dua të di rezultatin. Do të doja që United të merrte pikët, por asgjë nuk ndryshon nëse ne nuk bëjmë punën tonë në ndeshjet e ardhshme. Mund të mësojmë gjëra nga të dyja skuadrat.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb