Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka rikonfirmuar zërat se kjo skuadër është në bisedime për të transferuar anësorin e Schalkes, Leroy Sane dhe mbrojtësin e Evertonit, John Stones. Ndër tjera ai shtoi se dëshiron dy lojtarët në ekip.

“Sane është lojtar i Schalkes, mund të ndodhë, nëse vjen do të isha i lumtur, por nëse qëndron do të jem i lumtur për fansat e Schalkes”, ka thënë Guardiola për Sanen, teksa për Stonesin ka thënë se “të gjithë e dinë se po provojmë, por nuk e di çfarë do të ndodhë”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: