Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, mendon se armiqtë dhe dyshuesit e tij e shtyjnë atë që të ketë sukses. Pavarësisht nga suksesi i tij i madh, ish-bosi i Barcelonës shpesh është vënë në pikëpyetje për detaje të tilla si dështimi i tij për të fituar Ligën e Kampionëve që nga ditët e tij në Camp Nou.

Megjithatë, Guardiola e sheh atë si pjesë të forcës lëvizëse për tejkalimin e sfidave. “Unë kam nevojë për armiq, njerëz që më urrejnë, sepse futbolli është përpjekje për të tejkaluar veten,” i tha ai ‘Goal’. “E njëjta gjë ndodh me lojtarët”, shtoi Guardiola.

“Do të jepja gjithçka për të fituar një Ligë të Kampionëve, por ka shtatë ndeshje shumë të vështira ku gjithashtu varet nga detaje të vogla. Natyrisht kisha zili Liverpulin dhe Tottenhamin. Do të doja të kisha qenë atje, por ata e meritonin atë “, tha ai.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb