Pep Guardiola, trajneri i Bayernit, është mërzitur për humbjen në çerekfinalen e parë ndaj Portos, por beson se skuadra e tij mund të shfaqë lojë tjetër në takimin kthyes. Porto mposhti Bayernin në Estádio do Dragão me rezultat 3 me 1 duke bërë hap të madh drejt gjysmëfinales.

Quaresma me dy gola në dhjetë minutat e parë zuri në befasi gjermanët, që më vonë u rikthyen përmes Thiago Alcantaras, por një gol i Jackson Martinezit në pjesën e dytë i dha fund dilemës së fituesit në takimin e parë. “Pasi ishim 2 me 0 luajtëm mirë në pjesën e parë. Provuam gjithçka që të shënonim edhe në pjesën e dytë. Akoma është edhe një ndeshje. Jemi pak të mërzitur, por kemi gjashtë ditë për ta analizuar humbjen”, ka thënë spanjolli pas takimit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: