Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e djeshme ndaj Nottingham Forest, pasi në nerva e sipër kapi për fyti kundërshtarin. Trajneri i kampionëve të Anglisë, Pep Guardiola foli për mediat për këtë episod.

“Rodri duhet ta kontrollojë veten dhe emocionet. Ai duhet të jetë gjithmonë i kujdesshëm. Unë mund të marr një karton të verdhë, por Rodri nuk mundet. Ai duhet të mësojë nga ky gabim.

Img 5676
Img 5676

 

Zhvilluam një ndeshje fantastike. Ndërsa pjesën e dytë e menaxhuam në mënyrë perfekte. Them kështu, pasi skuadra rezistoi për rreth 51 apo 52 minuta me 10 lojtarë, dhe kjo nuk është aspak e lehtë. Tanimë, synimi është të rikuperohemi në kohë për ndeshjen e radhës” – Tha ai. JS

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: