Pep Guardiola shndërrohet në makthin më të madh të Maurizio Sarrit në këtë aventurë të italianit në futbollin britanik. Pas i shkaktoi një humbje tronditëse 6-0 pa kohë më parë, Guardiola i merr dhe Kupën e Ligës, këtë herë pa shumë “dhimbje” pasi nuk i shënojë asnjë gol.

Sarri
Sarri

Për Chelsean dhe Sarrin, Kupa ishte një nga dy turnet e vetëm ku mund të merrnin trofe, pasi në valle mbetet vetëm Europa League. Koha e rregullt u mbyll në barazim pa gola duke dërguar ndeshjen në shtesë. As kjo nuk ishte e mjaftueshme për të shpallur një fitueses me finalen e Kupës që u vendos nga pika e bardhë e penalltisë.

Jorginho
Jorginho

Gjithçka nisi “ters” për blutë me Jorginho që gaboi në tentativën e parë. Gundogan, Azpilicueta, Sergio Aguero dhe Emerson realizuan saktë për dy ekipet ndërsa Sane dhe dhe Davit Luiz gabuan nga 11 metra distancë.

Sterling
Sterling

B.Silva dhe Eden Hazard realizuan për secilin ekip, ndërsa penalltinë e fitores për Man.City e shënoi Sterling duke i dhuruar “qytetarëve” trofeun e Kupës së Ligës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb