Ish-trajneri i Barcelonës Pep Guardiola para ndeshjes me West Ham në Premier League këtë fundjavë u pyet nga gazetarët për të ardhmen e tij pas deklaratave së këtij të fundit se karrierës si trajner po i vjen fundi.

Ai u pyet nëse ka ndërmend të bëhet president i Barcelonës dhe trajneri i Manchester City-t iu përgjigj me humor: “Pata fatin të trajnohem nga Fabio Capello dhe mund t’ju them që kurrë nuk do të jem president i Barcelonës. Pique do të jetë”.

Katalanasi gjithashtu tregoi arsyet e deklaratës së tij të mëparshme për largim nga posti si trajner. “Jam 45 vjeç, nuk do të trajnor kur të jem 60 vjeç, dua të bëj gjëra të tjera në jetë,” tha Guardiola.  “Megjithatë jini të qetë sepse edhe për 3 vite është e sigurtë që do të jem” shtoi trajneri i The Citizens.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb