Chelsea ruan me fanatizëm kreun e Premier League, duke kaluar me lehtësi Leicester me rezultatin e pastër 0-3. Man.City dhe Liverpool mbajnë hapin e bluve duke i ndjekur këmba këmbës. “Qytetarët” thyen Everton me rezultatin 3-0, ku golin e parë e realizojë Sterling në minutën e 44-të.

Në pjesën e dytë, Rodri dhe Bernardo Silva shënuan dhe dy herë të tjera duke mbyllur llogaritë me Everton. Falë këtij suksesi City i afrohet Chelsea kryesues me vetëm tre pikë diference ndërsa mbajnë larg Liverpool, me plus një pikë në klasifikim.

Shijon fitoren e parë në krye të Tottenham edhe Antonio Conte. “Gjelat” mposhtën me përmbysje Leeds United, me miqtë që kaluan të parët në avantazh me James në minutën e 44-ët. Në pjesën e dytë, Hojberg dhe Reguilon përmbysen gjithçka duke marrë një trepikësh që i afron me zonën euro.

Nuk njeh limite Man.United me “djajtë e kuq” që pësuan një humbje të rëndë 4-1 në transfertë përballë Watford që solli më pas edhe shkarkimin e Solaskjer. “Djajtë e kuqtë” ndodhen në pozita të vështira në Premier League, në vendin e tetë në kuotën e 17 pikëve, 12 pikë larg kreut.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb