Fitorja e madhe në CAS që i jep të drejtën Manchester City të luajë në Champions League është shoqëruar me një çek të rëndësishëm për Pep Guardiolën. Tekniku ka në dispozicion 200 milion euro për të bërë përforcimet që dëshiron për skuadrën e tij. Lajmi bëhet I ditur nga mediat angleze. Sipas tyre, drejtuesit e klubit kanë vendosur të mos kursehen në misionin për të kthyer “qytetarët” te titulli kampion në Premier League dhe sidomos për të synuar fitimin e Champions League.

Alaba 1200
Alaba 1200

Ky objektiv është ende në lojë, por “Qytetarët” shohin me larg dhe kërkojnë të fshijnë të gjitha limitet e shfaqura në këtë sezon. Emart që afrohen me Manchester City në merkaton e verës janë shumë, por dy kanë interesimin e madh të Guardiolës, të paktën për momentin. Në krye të listës është David Alaba. City ka vuajtur në krahun e majtë dhe Guardiola kërkon zgjidhje te futbollisti austriak, të cilin e njeh që nga koha e Bayern Munich.

Lautaro Martinez Manchester City Crop1594922210522.jpg 554688468
Lautaro Martinez Manchester City Crop1594922210522.jpg 554688468

Po ashtu, tekniku spanjoll kërkon një zëvendësues me karakteristika të njëjta për Sergio Aguero. Këtë profil e plotëson Lautaro Martinez, sulmuesi i Interit që ndiqet prej javësh edhe nga Barcelona.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb