Pep Guardiola do të zëvendësojë Manuel Pelegrinin në stolin e Manchester City sezonin e ardhshëm.
Trajneri spanjoll ka nënshkruar një kontratë me “Citizens” me një pagë prej 15 milionë funte në sezon, ndërkohë që do të ketë një buxhet të palimituar për të bërë blerje në afatet kalimtare të transferimeve.

Por Guardiola nuk do të lejohet të ndërhyjë te skuadra e Bajernit të Mynihut. Sipas asaj që publikohet te “Daily Star”, drejtuesit e klubit bavarez kanë arritur një marrëveshje verbale me Guardiolën që ky i fundit të mos tentojë blerjen e asnjë prej futbollistëve të kampionëve të Gjermanisë.

Kjo do të thotë se Manchester City do të duhet të heqë dorë nga tentativa për të sjellë në Premier League lojtarë të tillë si Muller, Lewandowski, Gotze, Vidal apo Thiago. Një lajm i tillë gëzon jashtë mase rivalët e “Citizens”, Manchester United, drejtuesit e të cilit kanë vënë dyshen Muller-Lewandowski në krye të listës së shpenzimeve për sezonin e ardhshëm, shkruan tg. Sipas “Daily Star”, tashmë Guardiola do të kthejë vëmendjen tek të tjerë futbollistë si Paul Pogba, Sergi Busquets, Neymar apo Stones.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: