ANGLI
Pep Guardiola është një nga trajnerët më të mirë në futbollin aktual. Por si shofer lë për të dëshiruar.
Ai drejton një nga ekipet më të mira në Angli, Evropë dhe në botë si Manchester City duke drejtuar ‘yje’ futbolli si Aguero, Ederson, David Silva, Mahrez, De Bruyne por me makinat e ka keq punën.

Një Mercedes GLE me vlerë 80 mijë paund, një Range Rover me vlerë 150 mijë paund, një Bentley GTXZ700 të argjendtë me vlerë 200 mijë paund dhe një Mini Cooper me vlerë 30 mijë paund ka shkatërruar Guardiola gjatë qëndrimit të tij në Manchester prej 2016.
Sipas prestigjiozes The Sun, Guardiola ka probleme me rrugët e Manchester ku ka pasur disa goditje si dhe thekson se ‘pasqyrat e makinave të Pep nuk zgjatin shumë kohë’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb