Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, nuk e fsheh zhgënjimin e tij në humbjen ndaj Tottenhamit, por beson se skuadra e tij ka bërë një paraqitje të mirë dhe ka besim se do e përmbysë rezultatin në takimin e kthimit.

“Krijuam disa raste. E kontrolluam ndeshjen, nuk e lejuam Totenhemin të vraponte shumë dhe të godiste portën, por më vjen keq që nuk shënuam. Rezultati nuk është i mirë, por për të shkuar në turin e ardhshëm duhen edhe përmbysje të tilla dhe besoj se do t’ia dalim. Kur nuk luajmë mirë nuk e kam problem ta them, por sot nuk pata atë ndjesi”, është shprehur Guardiola.

Por asgjë nuk është e mbyllur dhe fituesi i çiftit do të vendoset vetëm në “Etihad” më 17 prill në ndeshjen e kthimi.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb