Më mirë pushime të gjata në Maldive apo turne të gjatë golfi se në pankinën e Manchester United apo Real Madrid. Pep Guardiola nuk ka dyshime për zgjedhjet që do të bënte sikur të mbetej pa skuadër dhe oferta. Trajneri spannjoll i Manchester City nuk përdor asnjë diplomaci, teksa pyetet se si do t’i përgjigjej mundësive për të drejtuar ekipet rivalë më të mëdhenj të karrierës së tij.

Manchester City
Manchester City

“Pas kësaj përvoje këtu, nuk do të stërvis kurrë Manchester United. Nuk do të ulem asnjëherë as në pankinën e Real Madrid. Nëse nuk do të kem oferta të tjera do të shkoj me pushime në Maldive. Ndoshta jo atje, pasi nuk ka kurse golfi”, është shprehur Guardiola.

Guardiola8 0mqe
Guardiola8 0mqe

Ekuilibrat në derbin e Manchester kishin nisur të ndryshonin përpara se spanjolli të merrte drejtimin e “Qytetarëve”, por me uljen e tij në pankinë peshorja është anuar krejtësisht nga skuadra e tij. “Kur nuk kam qënë këtu, ndoshta shiheshim vetëm si fqinjë të zhurmshëm. Nuk e di se çfarë jemi tani”, ka vijuar Guardiola, që edhe një herë ka forcuar bindjen e tij se nuk ka asnjë problem në lidhje me rinovimin e kontratës me Manchester City.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb