Nuk është rivali me të cilin Manchester City mund të provojë forcën që ka, por padyshim pengesa Leipzig në Champions League duhet kaluar. Para sfidës me gjermanët, ka folur trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola.

“Njerëzit flasin për atë (që Man City duhet të fitojë Ligën e Kampionëve) për shkak të emrit të klubit tonë ose për çfarëdo arsye, por unë gjithmonë kam ndjenjën se është shumë e vështirë të bëhet. Çdo sezon bëhet gjithnjë e më e vështirë. Ne do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë dhe të arrijmë në çerekfinale, por gjithçka do të jetë ashtu siç duhet. Në fund të fundit, fati është shkruar tashmë. Ndonjëherë ishim afër, ndonjëherë jo” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb