Gareth Bale vendosi të largohej nga futbolli profesionit në moshën 33-vjeçare. Pas këtij lajmi, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka vlerësuar uellsianin për atë që i ka dhënë futbollit, ndërsa ka thënë se tashmë Bale mund të bëhet një lojtar fantastik golfi.

“Çfarë lojtari…ai ka pasur një karrierë fantastike, ka fituar shumë, mendoj se ka përfaqësuar Uellsin mbi 100 herë…Tani ai mund të bëhet një lojtar golfi fantastik. Më parë ka qenë i zënë, tani ndoshta ka kohë” – Tha Guardiola.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: