“Duhej të mundoheshim ta fusnim sa më pak në lojë”. Në vigjilje të ndeshjes Pep ishte shprehur se Messi nuk mund të ndalej, dhe kështu ndodhi. Është dukshëm një Guardiola i mërzitur, ai i shfaqur në konferencë për shtyp pas humbjes 3-0 të pësuar në “Camp Nou”. “Sigurisht jemi të mërzitur por në Mynih do provojmë gjithçka. Është e vështirë të rikuperosh tre gola, nuk e di nëse 3-0 ishte rezultati i drejtë i ndeshjesh. Deri në momentin e golit të parë po e kontrollonim mirë ndeshjen, me pas humbën në fushë. Lojtarëve të mi mund ti them asgjë, skuadra ime ka kaluar disa situata shumë të komplikuara gjatë këtij sezoni. Për fat të keq talenti i lojtarëve të Barcelonës bëri diferencën”, u shpreh trajneri i Bayern-it.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: