Pep Guardiola mund të jetë tepër i fokusuar te objektivat e tij me skuadrën e Mançester Sitit, por duket se për të ardhmen ai ka plane të tjera.

Trajneri spanjoll do pritet që të marrë drejtimin e një kombëtareje, pas përfundimit të aventurës së tij te klubi anglez. Në një intervistë të dhënë së fundmi ai është shprehur:

“Nëse vjen mundësia, atëherë dua ta drejtoj një kombëtare. Jam i sigurt për këtë. Gjithmonë nëse ata më dëshirojnë mua.

Argjentina?

Jo, të lutem!”.- ka thënë Guardiola duke i larguar njëherë e mirë zërat që flisnin për një kalim te “Albiçelestët”.PanoramaSport

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb